Kanë qenë dy arsye pse Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka refuzuar ftesën për Mini-Shengenin Ballkanik të mbajtur në Shqipëri.
Mos thirrja e Kosovës në Novi Sad ka qenë arsyeja e parë që ka shtyrë Presidentin të bëjë refuzimin e këtyre ftesave, raporton arbresh.info
Kështu ka thënë vetë Presidenti në një konferencë për media me rastin e fundvitit.
“Kosova ka dëshmuar vetën për fuqi si të mirë.Kosova do të jetë kontribuuese e paqes në rajon”, ka thënë presidenti Thaçi
“Në takimin e parë qe ka ndodhur në Novi Sad, Kosova nuk ka qenë as e ftuar e as e trajtuar fare si shtet i pavarur dhe sovran. Ky është njw fakt që në veçanti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet ta kenë parasysh përgjithmonë. Si rrjedhojë e refuzimit të Kosovës në Novi Sad të dy ftesat që më janë dërguar edhe nga Zaev edhe nga Rama janë refuzuar”, ka deklaruar Thaçi.
“Arsye tjetër e reufuizmit ka qenë se nuk mund të kemi bashkëpunim rajonal vetëm pse këto tanimë mbahen diku tjetër. Kosova ka çështje fondamental me Serbinë e cila është aleate e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë ne e dimë se Rusia do ta destabilizoj Ballkanin Perëndimorë. Është e vërtet që jemi takuar më Presidentin e Serbisë por kemi pas takime me ndërmjetësues. Kjo nuk është fshehtësi pasi që kush do të vije në pushtet do t’i duhet të takohen pasi që na duhet për përmirësim të marrëdhënieve”, ka deklaruar Thaçi./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/378416162993074/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...