Thaçi: Me 6 janar do ta pres në zyrën time Albin Kurtin

12:58 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaci do ta pres më 6 janë Albin Kurti për të biseduar për postin e mandatarit.

Kështu tha në një konferencë për fundvit vetë Presidenti Thaçi.

Ndërsa lidhur më Kuvendin, Thaçi tha se fatkeqësisht gjatë këtij viti nuk ka mundur mund të flas në Kuvend shkaku i mos funksionalizimit të saj.

“Është obligim kushtetues i Presidentit të vendit që t’i drejtohet Kuvendit një herë brenda vitit. Më dëshirë më të madhe do të shkoja në Kuvend por për fat të keq aktualisht nuk kam kujt t’i drejtohem në Kuvend se nuk është funksional”, tha Thaçi.

“Unë mirëpres faktin që pas ftesës së tretë zotëri Kurti ka kthyer pozitive. Pra ditën që e ka caktuar zotëri Kurti më 6 janë do t’a pres në zyrën time në kohen që e ka caktuar ai”, tha Thaçi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/378416162993074/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme