Google ADS

Seven Saraqi: 2020-ta do të jetë vit i ‘çmendur’

12:33 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Reperi i njohur shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Los Angeles, Seven Saraqi, ka qenë më pak aktiv me projekte muzikore këtë vit.

Ndonëse të shumtën e kohës e kaloi në studion e tij, ai përgjatë tërë vitit solli vetëm tri këngë të reja.

Dhe tashmë kur jemi në fund të këtij viti, shumë prej artistëve kanë paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do kenë shumë befasi për fansat.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe Seveni, ndërsa deklaron se viti 2020 do jetë i çmendur.

Ai publikoi një fotografi në InstaStory, përmes së cilës dëshmon se po punon fuqishëm për vitin në vazhdim.

Megjithatë, ua rikujtojmë se “Pse”, “Lej Foret” dhe “Ku Je” janë projektet e vitit që po e lëmë pas të Saraqit.

Seven Saraqi (Foto: Instagram)

Presim të shohim se çfarë ka përgatitur artisti shqiptar gjatë kësaj kohe, pasi ka pauzuar një periudhë të gjatë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme