Chelsea është gati për të sakrifikuar njërin nga sulmuesit për të transferuar sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.
Sipas raportimeve, “Blutë” janë të lidhur që një kohë me Zaha-n dhe janë duke shpresuar ta transferojnë në afatin dimëror, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi Tammy Abraham këtë sezon ka qenë në formë të shkëlqyer duke mos iu dhënë mundësi Olivier Giroud dhe Michy Batshuayi të tregojnë kualitetin e tyre.
Sipas Telegraph, trajneri Frank Lampard dëshiron transferimin e sulmuesit me prejardhje nga Bregu i Fildishtë pasi e sheh si lojtari i duhur që mund t’i ndihmojë anglezit.
Për Zaha-n, Crystal Palace kërkon 80 milionë euro.
Mirëpo, gjiganti anglez ka kërkuar shkëmbimin mes Zahas dhe Giroud ose Batshuayi./arbresh.info.
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...