Google ADS

Pse Bolivia po përzë diplomatët e huaj

11:23 | 31 Dhjetor 2019
L G

Autoritetet boliviane njoftuan se do t’i përzë nga shteti ambasadoren e Meksikës dhe dy diplomatë spanjollë pas një incidenti të tensionuar në rezidencën e diplomatit meksikan.

Prej të premtes, kur ndodhi incidenti, Spanja ka marrë masa reciproke ndaj Bolivisë, ndërsa Meksika ka thënë se e ka tërhequr vetë ambasadoren për shkak të shqetësimeve për sigurinë e saj personale.

Por çfarë e ka shkaktuar këtë tensionim marrëdhëniesh mes këtyre shteteve?

Burimi i këtij konflikti është te ish-presidenti Evo Morales, i cili ka fituar azil politik në Meksikë në nëntor të këtij viti pas largimit nga atdheu shkaku i trazirave.

Meksika gjithashtu e ka hapur rezidencën e ambasadores së vet në Bolivi për strehimin e bashkëpunëtorëve të Moralesit dhe kjo ka nxitur protesta nga kundërshtarët e ish-presidentit.

Marrëdhëniet mes këtyre vendeve janë tensionuar prej asaj kohe. Bolivia tash po drejtohet përkohësisht nga Jeanine Anez, e cila më parë ndodhej në opozitë.

Ajo ka marrë masa shtypëse ndaj përkrahësve të ish-presidentit Morales dhe ka lëshuar fletarrestim për njërin prej ish-ministrave të tij, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme