Policia e Kosovës tashmë e ka gati planin operativ për festat e fundvitit.
Kështu tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një intervistë për arbresh.info.
Kelani tha se Policia e Kosovës sikurse edhe vitet e kaluara, edhe për festat e këtij fundvitit ka shtuar masat e sigurisë për të evituar problemet që mund të shfaqen gjatë natës së ndërrimit të moteve.
“Policia e Kosovës tanimë veç se e ka të hartuar urdhrin policorë i cili i parasheh të gjitha masat e nevojshme për veprim policore gjatë festave të funndvitit dhe njëkohësisht fillimit të vitit 2020. Ky urdhër operativ ka paraparë që Policia e Kosovës të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, të ketë një vigjilencë më të shtuar dhe një pjesëmarrje më të shtuar të ekipit policorë në lokacione dhe ambiente, qofshin ato të hapura apo të mbyllura ku do të ketë prezencë të qytetarëve”, tha Kelani.
Veç asaj ekipet policore do të jenë prezent edhe në sheshe dhe lokacione të ndryshme ku festohet Viti i Ri.
“Njëkohësisht do të ketë zyrtarë policorë edhe në sheshe dhe lokacione të ndryshme ku festa e fundvitit mund të kremtohet në ambiente të hapura”, tha Kelani.
E me qëllimi parandalimi edhe të aksidenteve në trafikun rrugorë, Kelani tha se do të ketë prezencë të shtuar të njësiteve policore edhe në trafik.
Ku do të bëhet kontrollimi i automjeteve, për shkak mundësisë së konsumimit të alkoolit.
“Përveç kësaj do të ketë prezencë të shtuar edhe në trafikun rrugorë, ku policia e Kosovës do të jetë në teren me njësitet e saja të trafikut në mënyrë që të ndikoj edhe në nivelin e sigurisë në trafik. Përveç kësaj do të ketë edhe një orientim të ndaljeve të automjeteve dhe kontrolleve të tyre, për shkak edhe mundësisë se konsumimit të alkoolit nga ngasësit e automjeteve”, tha Kelani.
Zonat ku ekipet policore do të jenë të orientuara, Kelani thotë se janë aty ku ka më së shumti manifestime nga qytetarët.
“Fillimisht në bazë të informacioneve që në i posedojmë, do të orientojmë forcat policore në ato lokacione ku do te ketë manifestime, ku do të ketë koncerte të ndryshme, por do të ketë prezencë të shtuar edhe në sheshe, duke filluar nga kryeqyteti po ashtu edhe në qytetet tjera”, tha Kelani për arbresh.info.
Si çdo vit edhe këtë vit nga Policia Kosovës nuk mungojnë as apelet për kujdesë në mënyrë që të parandalohen incidentet e natyrave të ndryshme.
“Apelet kanë qenë të adresuara në dy drejtime në mënyrë që të parandalojmë incidente të natyrave të ndryshme, sepse në vitet e kaluara, kemi pasur incidente të lëndimeve të lehta, të rënda, por edhe deri tek zjarrvëniet e ndryshme për shkak të mos përdorimit adekuat të mjeteve piroteknike”, tha Kelani.
Përveç apelit tek qytetarët, Kelani tha se kujdesin më të madh duhet ta kenë prindërit, për shkak përdorimit jo adekuat të mjeteve piroteknike nga ana e fëmijëve të tyre.
“Andaj mu për këtë ne apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin mjete të kundërligjshme gjatë manifestimit dhe një apel i veçante tek prindërit që të kenë kujdes ndaj përdorimit të mjeteve nga fëmijët, të parandalojnë përdorimin e tyre në mënyrë jo adekuate”, tha Kelani.
Ndërsa krejt në fund Kelani uroi festat e fundvitit për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Përveç apeleve të vazhdueshme që bënë Policia e Kosovës për siguri më të madhe dhe kujdes më të shtuar, njëherit shfrytëzon rastin që të ju uroj gjithë qytetarëve festën e fundvitit duke u dëshiruar shëndet dhe mbarësi në jetë”, u shpreh Kelani.
Si pasojë e mos kujdesit nga mjete piroteknike festa e ndërrimit të moteve të vitit 2019 u shënua me disa incidente nga përdorimi i tyre, ku në Klinikën Emergjente në Prishtinë kërkuan trajtim 65 persona./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/789790131489561/
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...