Aktorja Sharon Stone është bllokuar nga aplikacioni takimeve pasi u regjistrua aty për tu njohur me meshkuj.
Por Bumble pohoi se e bllokoi për shkak të raportimeve se profili i saj ishte fallco.
Megjithatë 62-vjeçarja pranoi se ishte profili i saj i vërtetë.
“Hej Bumble, jam e përjashtuar?”- shkroi ylli i kinematografisë botërore.
Bumble tha se e kanë zhbllokuar llogarinë e Stone në mënyrë që ajo të mund të “kthehet në Bumbling”.
“Na besoni, ne patjetër që të duam aty,”- tha drejtorja editoriale e Bumble, Clare O’Connor.
Bumble është një aplikacion takimesh që lidh përdoruesit që kërkojnë romancë, miqësi ose ndonjë gjë tjetër shkruan oranews.
Përdoruesit mund të filtrojnë me ata duan të takojnë sipas gjinisë, moshës dhe distancës.
Nëse dy përdorues “pëlqejnë” njëri-tjetrin, mund të fillojnë të komunikojnë dhe të lidhen bashkë.
Bumble është i ndryshëm nga aplikacionet e tjera të takimit pasi këtu janë të parat gratë që duhet të fillojë kontaktin duke dërguar mesazhin e parë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...