Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka paralajmëruar klerikun e Kishës Ortodokse Serbe, Metropolitanin Amfilohije Radović, që të mos nxisë trazira në vend.
“Ky është paralajmërimi i fundit për Mitropolitin Amfilohije për të mos nxitur trazira,” ka thënë Markoviq në një intervistë për gazetarë pas trazirave të fundit në vend të organizuara nga ultranacionalistët serbë.
Gjatë natës së kaluar në shumë qytete të Malit të Zi ka pasur protesta të serbëve për shkak të miratimit të ligjit për liritë e besimit fetar, ku ka pasur të lënduar edhe policë.
Protestuesit mësynë edhe aeroportin e Podgoricës por u ndaluan nga policia. /Express/
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...