Një paciente në spital ka vdekur pasi është djegur gjatë një operacioni në Rumani.
Kirurgët në Spitalin Floreasca në Bukuresht përdorën një dezinfektues me bazë alkooli mbi gruan, 66 vjeç, përpara se të kryenin operacionin nga sëmundja e kancerit, transmeton portal arbresh.info
Ata më pas kanë përdorur bisturi elektrike, e cila kur ra në kontakt me alkoolin, sjelli edhe djegien e trupit të gruas gjatë operimit.
Ajo pësoi djegie në 40 përqind të trupit dhe humbi jetën një javë më pas në spital.
Mediat lokale raportojnë se policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.
Familja e viktimës ka thënë para mediave rumune se atyre nuk u ishte thënë në detaje për sitatën e ndodhut, vetëm se ishte një aksident.
Autoritete kanë theksuar se do të zhvillohet një hetim mbi plotë mbi rastin që ka tronditur familjarët.
Rumania shpenzon më së paku në sistemin e saj të kujdesit shëndetësor, më pas se cilido vend në BE. Vendi ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë së fëmijëve në kontinet, së bashku më një infrastrukturë të pazhvilluar dhe një mungesë të madhe të stafit mjeksor./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...