Google ADS

Ter Stegen afër kontratës së re me Barcelonën

21:13 | 30 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Portieri Marce-Andre Ter Stegen është afër për të nënshkruarë kontarë të re me Barcelonën.

Gjermani kontratën e fundit për Barcelonën e nënshkroi në vitin 2017, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin e Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa kontrata e re do të mbajë portierin në “Camp Nou” deri në vitin 2025, duke bërë që t’i kalojë të gjithë lojtarët e tjerë duke përfshirë Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann që u transferuan në afatin veror.

27-vjeçari u transferua te klubi blaugranas në vitin 2014 nga Borussia Monchengladbach për 12 milionë euro dhe që nga ajo koha ka demonstruar nivelin e tij duke pasur përformanca të mrekullueshme.

Ter Stegen bëri paraqitjen e 200-të për gjigantin spanjoll kundër Sevillas në tetor dhe tha se është shumë i lumtur në klub, klub në të cilin është lojtari më i rëndësishëm pas Lionel Messit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme