Google ADS

Takumi Minamino nuk do luajë në ndeshjen e ardhshme për Liverpool, ja arsyeja

19:39 | 30 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Transferimi më i ri i Liverpoolit, Takumi Minamino nuk do jetë i gatshëm të luajë kundër Sheffield United, këtë të enjte për shkak të rregullave të Premierë Ligës.

“Reds” kishin shpresa që japonezi do jetë i gatshëm të luajë kundër Sheffield, mirëpo kjo gjë nuk është pranuar nga rregullat e Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.

Minamino do bëhet lojtar i Liverpoolit me 1 janar andaj sipas rregullave të Premierë Ligës nuk do mund të luajë në kuadër të javës së 21-të në kampionatin anglez.

Mirëpo, ish-sulmuesi i RB Salburg do mund të luajë kundër Everton në kuadër të FA Cup në “Anfield”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme