Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se rastin e vrasjes së vëllait të tij ishte duke e hetuar një polic rus.
Haradinaj thotë se këtë e kishte marrë vesh kur ishte pyetur nga hetuesia vendore.
Ai thotë se shefi i hetimit të vrasjeve ka qenë një rus, që e kishte për qëllim shtimin e vrasjeve në vend.
“Pas shkuarjes së EULEXIT të gjitha rastet e pazgjidhura janë bartur pastaj te vendorët që i kanë kthy këto raste, në shqyrtim në hetim, edhe zakonisht e zgjedhin edhe ndonjë dëshmtiarë si palë e dëmtume me e pyet, për ndonjë pistë hetuese, kam qenë i ftuar edhe unë, nuk kam mujt me i ndihmu shumë, i kam pyet sa kanë informata, më kanë treguar se rastin e vëllait tim e ka pas një polic rus, merre me mend në Dukagjin shefi i hetimit të vrasjeve ka qenë një rus që ka ndihmu që na me u vra më shumë. Zoti na ka rujtë në dorë të kujt jemi kanë. Hetuesi ka qenë rus për vëllain tim”, ka deklaruar ai.
Haradinaj është intervistuar për këtë rast javë më parë. Policia në Pejë pati konfirmuar se Haradinaj është intervistuar për disa orë rreth vrasjes së vëllaut.
Kujtojmë, që pesë javë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen si kryeministër dhe u transferua në burg në Hagë, vëllai i tij Enver u vra. Në orën 3 pasditen e së premtes, datë 15 prill 2005, Enveri po udhëtonte nga shtëpia e prindërve të tij në Gllogjan për në qytetin e Pejës, i shoqëruar nga një mik.
Sipas mikut të tij, një Audi i kuq 80 kaloi pranë automjetit të Enverit, në afërsi të fshatit Rausic, dhe një nga pasagjerët qëlloi disa herë. Enveri u plagos për vdekje dhe vdiq pak më vonë atë pasdite.
Enveri ai ishte 25 vjeç kur vdiq. Kishte qenë luftëtar i UÇK-së në luftën e 1998-1999. /GazetaExpress/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...