Policia britanike ka zbardhur emrat e dy shqiptarëve të të ekzekutuar në londër më 20 dhjetor. Fjala është për shtetasin shqiptar Arbër Fesko, 30 vjeçar, dhe shtetasin nga Kosova, 31 vjeçarin Shkëlqim Paja.
Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree. Të dy shqiptarët kanë humbur jetën nga goditjet me thikë.
Ndërkohë në lidhje identifikimin e autorëve, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre është shqiptar dhe është identifikuar si B. Berisha, 42 vjeçar. Autori tjetër i dyshuar është 31 vjeçari K.Tuwisana./Express
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...