Agjenti Mino Raiola, ka shpjeguar pse klienti i tij, Erling Haaland refuzoi Manchester United dhe zgjodhi Borussia Dortmund.
Trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer që një kohë të gjatë është munduar ta transferojë norvegjezin, por kjo gjë dështoi pasi ky i fundit nënshkroi kontratë katërvjeçare e gjysmë me Dortmund.
Agjenti i lojtarit ka thënë se për lojtarin ka qenë shumë herët për tu transferuar në “Old Trafford”, transmeton portali arbresh.info.
“Klubi që ka pasur më shumë kontakte ishte United. Biseduan më së shumti me të. Secili bisedoi me të. E lejuam të ndodhë këtë gjë, pasi e njihte Ole.
“Haaland u ndje se nuk ishte hapi i duhur në karrierë. Nuk ka asgjë kundër Manchester United ose Ole”
“Zgjodhi Dortmund para tyre dhe klubeve tjera dhe jam shumë i lumtur sepse dëshironte të largohej. Nëse do dëshironte United, do të isha i obliguar ta kompletoja transferimin, por nuk dëshironte”
Haaland për RB Salzburg këtë sezon shënoi 24 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...