Google ADS

Real Madrid heq dorë nga shitja e James Rodriguez, kjo është arsyeja

16:22 | 30 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Real Madrid ende ka besim te mesfushori James Rodriguez pavarësisht që kolumbiani ka bërë vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat për shkak të lëndimeve.

Pasi kaloi dy sezone në formë huazimi te Bayern Munich, pritej që të impresiononte të gjithë në “Santiago Bernabeu”, mirëpo ende nuk ka gjetur formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, ka pasur raportime që James mund të shitet në afatin e janarit, por sipas AS, “Los Blancos” kanë vendosur t’i japin një tjetër shans.

13 – herë kampioni i Evropës shpreson që lojtari të këtë rol të rëndësishëm në formacionin e Zinedine Zidane në sezonin pranveror.

James pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e radhës për Realin./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme