Google ADS

Maqedoni, prej mesnatës shtrenjtohen derivatet e naftës

13:30 | 30 Dhjetor 2019
L G

Prej sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e derivateve të naftës do të rriten mesatarisht me 1,28 %.

Rritja më e madhe do të jetë për benzinën Eurosuper BS-95 me 1,00 denarë për litër dhe me çmimin e ri do kushtojë 68,50 denarë. Ndërsa benzina Eurosuper BS-98 dhe Eurodiseli do të rriten me 0.50 denarë për litër.

Kështu një litër benzinë Eurosuper BS-98 do të kushtojë 70.50 denarë, ndërsa një litër Eurodisel do të kushtojë 63,00 denarë.

Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme