Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti në takim kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, me ç’rast këmbyen mendime për situatat gjithëpërfshirëse në shtet dhe pritjet për vitin e ardhshëm.
Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, Pendarovski dhe Xhaferi në takim kanë biseduar edhe për aktivitetet e ardhshme në procesin e formimit dhe funksionimit të Qeverisë kalimtare, për zbatimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjegjësisht për obligimet e dy institucioneve në atë proces.
“Presidenti i shtetit Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit, Xhaferi, u pajtuan se në vitin kur presim rrumbullaksim të anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe caktim të datës për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në, konfirmim për kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut duhet të jetë zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill të vitit 2020 në atmosferë korrekte dhe demokratike”, qëndron në kumtesën e kabinetit të shefit të shtetit Pendarovski./Telegrafi
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...