Pasuria e themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, këtë vit u rrit për 27.3 miliardë dollarë, pavarësisht shtimit të kritikave për monopolin e tij në rrjetet sociale. Tash ai ka pasuri të përgjithshme prej 79.4 milionë dollarësh.
Amerikani 35-vjeçar u radhit në vendin e pestë në listën e revistës “Forbes” për 500 njerëzit më të pasur të botës, ndonëse gjatë këtij viti është përballur me disa sfida jo të lehta.
Në tetor, Zuckerberg-u dha dëshmi para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbime Financiare rreth shqetësimeve për pronësinë e tij ndaj aplikacioneve “Whatsapp” dhe “Instagram”.
Megjithatë, paraqitja e tij para këtij komisioni nuk e pengoi kompaninë që ta përfundojë çerekun e vitit me 2.45 miliardë përdorues, 8 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kontribut të madh në fitimet e kompanisë kanë dhënë reklamat. Më herët, udhëheqësit e rrjetit më të madh social kishin refuzuar që t’i verifikojnë për fakte reklamat politike para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Ndryshe, sipas indeksit “Bloomberg”, pasuria e përgjithshme e 500 personave më të pasur në botë ka shkuar në 5.9 trilionë dollarë, gati 25 për qind më shumë se vitin e kaluar, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...