Google ADS

Salah mund të mungojë në fillim të sezonit të ardhshëm për Liverpoolin

12:07 | 30 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Mohamed Salah është duke negociuar me shefat e Liverpoolit, pasi dëshiron të luajë në Lojërat Olimpike të Tokios në verë e ardhshme.

Pas kualifikimit në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës për grupmoshat deri në 23 vjeç, Egjipti e ka siguruar një vend në Lojërat Olimpike 2020.

Ndërsa egjiptianët duan që Salah ta përfaqësojë vendin në Japoni në verën e ardhshme njësoj siç kishte bërë në vitin 2012 në Londër.

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

27-vjeçari mund të jetë njëri nga tre lojtarët me moshë më të madhe që mund ta përfaqësojnë Egjiptin në Tokio, por kjo do t’ia prishte planet Jurgen Kloppit për fillimin e sezonit 2020/2021.

Ish-zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Ahmed Shobeir, ka thënë se Salah dëhsiron të luajë në Tokio dhe këtë ia ka bërë të ditur federatës.

Ai i ka përmendur yjet, si Lionel Messi dhe Neymar, të cilët kanë luajtur për ekipet e tyre kombëtare në Lojërat Olimpike në të kaluarën. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme