Në institucionin parashkollor “Buzëqeshja” pothuajse gjithë muajin dhjetor ka pasur aktivitete dhe program për festat e fund vitit për fëmijët.
Në një bashkëbisedim me edukatoren e tyre grupi “Yjet” që përbëhet nga fëmijë të moshave 4 dhe 5 vjet treguan se çfarë feste ka në muajin dhjetor si dhe treguan për babadimrin dhe dëshirat e tyre se çfarë dhurata do të dëshironin të merrnin nga ai.
Violinë, kukulla, piano ishin disa nga dëshirat e këtyre fëmijëve por nuk munguan edhe personazhet si Batman dhe Spiderman.
Në programin e tyre për festat e fundvitit ishin edhe kartolinat ku ata në këto kartolina vizatuan bredhin dhe dhuratat.
Për arbresh.info ata treguan se çfarë aktivitete kanë pasur duke filluar nga stolisja e bredhit, vallëzimi e këndimi.
Edukatorja e këtij kopshti, Merita Halili për arbresh.info tregoi se në këtë kopsht kanë përgatitur program për Vitin e Ri për të cilin thotë se e kanë mbajtur programin e Vitit të Ri si dhe këta fëmijë poashtu kanë marrë dhurata nga babadimri.
“Ne kemi aktivitetet të ndryshme gjatë dhjetorit do të thotë realizojmë edhe programe, por edhe vizatojnë fëmijët dhurata të ndryshme për vitin e ri. Kemi edhe këngë që këndojmë dhe vjersha që i thonë, kështu që në përgjithësi Viti i Ri i ka këto programe”, ka treguar Halili./arbresh.info/R.Rexhepi/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2471695739763774/
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...