Revista ‘Vogue’ ka sjellë 10 vendet që duhet të shtohen në listën e udhëtimeve për vitin 2020, tranmseton arbresh.info.
Meksika
Në vendin e parë është radhitur Meksika. Vendet bregdetare të këtij vendi janë të hapura gjatë 4 stinëve të vitit. Në këtë do të keni llojshmëri restorantesh, pishina, një banjë gati 16,000 metra katrorë dhe komplekse sportiv. Po ashtu mund të vizatoni atë që njihet si “akuariumi i botës”.
Mbretëria e Butanit
Vendi i dytë është renditur, Mbretëria e Butanit e cila është hapur për vizita në vitin 1974 dhe ende mbetet një nga destinacionet më të pëlqyera në botë. Kompania që mundëson udhëtimet për në këtë vend i inkurajon udhëtarët të “largohen nga presioni i jetës moderne dhe të marrin parasysh mirëqenien e mendjes, trupit dhe shpirtit tuaj.”
Cape Toën
Në vendin e tretë është radhitur ‘Cape Town’ , në këtë vend që gjendet në Afrikën e Jugut mund të udhëtoni në disa mënyra e që zgjatin të gjitha rreth 4 orë për të arritur në destinacionin bregdetar.
‘Cape Town’ përbëhet nga plazhe të bukura në çdo drejtim që ju qoni sytë, e nëse vizitoni këtë vend duhet patjetër të ndaloni në ‘Tavolinën e Maleve’ dhe ‘Zeitz MOCAA’ i cili është muzeu më i madh që paraqet artin bashkëkohor afrikan në botë.
Patjetër duhet të vizitoni edhe ishullin Robben, ku ish presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandelau burgos për 18 vjet.
Dominica
Dominica, është vendi i radhës që kjo revistë propozon të vizitohet gjatë vitit që po hymë. Vendi i vogël, i quajtur “Ishulli i Natyrës” ka oferta të jashtëzakonshme për turistët. Po ashtu vizita në gjirin e fshehtë ‘Secret Bay’ do të ju bëj të ndiheni sikur asgjë tjetër nuk ekzekuton në botë.
Gjatë 2019-es janë hapur edhe disa nga vendpushimet e pakta të plazheve të vërteta të Dominicës.
Japoni
Olimpiada verore e 2020-es do të mbahet në Tokio prandaj të gjithë ju që do të shkoni duhet ta shfrytëzoni mundësinë edhe ta vizitoni vendin. Aktualisht vendi ka akomodimet më luksoze dhe më të shtrenjta që ka pasur ndonjëherë. Mund të vizitoni edhe ishujt ndërsa përgjatë gjithë udhëtimeve mund të shijoni ushqim fantastik që shkon përtej shijes. Mund të humbitni disa gjëra gjatë përthimit por vendasin do të bëjnë çmos për të ndihmuar gjithashtu gjithmonë ka Google Translate.
Paris
Parisi është gjithmonë ide e mirë për të shkuar. Në vitin që po hymë kryeqyteti francez do të shënoj edhe ardhjen edhe të disa prona luksoze, vetëm Le Grand Contrôle do të ketë 14 dhoma dhe suita, një restorant Alain Ducasse, një banjë nga Valmont dhe një pishinë shtëpie të përhapur në tre ndërtesa historike të ndërtuara në 1681 nga arkitekti i preferuar i Louis XIV, Jules-Hardouin Mansart.
Peruvian Amazon
Është në mesin e vendeve që duhet vizituar patjetër gjatë vitit 2020. Në listën e udhëtimeve e ka futur edhe Natasha Hoskins, themeluese e faqes Allcall, ajo ka një ekskursion varke poshtë Amazon-es. E ky udhëtim do të realizohet vetëm 2 orë pas uljës në lum.
Po ashtu Delfin Amazon Cruises ofron dy udhëtime speciale katër-ditore në bordin e 22 apartamenteve Delfin IIIme e që janë mundësi e mirë për të mësuar për këto krijesa.
Indonezia
Arkupelagu indonezia Raja Ampat është një prej vendeve të paprekshme dhe ka bregdet të pacënuar. Përmes udhëtimit në këtë vend dhe zhytjeve do të mund të shihni shpellat e fshehura të xhunglës dhe shpellat gjigande të detit. Gjatë udhëtimit shërbimi ndaj vizitorëve është në nivelin më të lartë.
Rëanda
Ky vend i Afrikës Lindore ka bërë hapa të mëdhenj për tu rikuperuar dhe për tu bërë një prej destinacionëve më të pëlqyera pas gejnocdi të tmerrshëm për përjetoi në vitin 1994. Një prej veçorive është takimi me grilla malore, luanë, leopardë dhe antilopë të rrallë.
Guatemala
Këtë vit ju mund të bëni një udhëtim të thellë në xhunglën e Guatemalës. Kjo është një perlë e fshehur pothuajse e pazbuluar përveç për disa vendas, është një vend jo i lehtë për tu arritur por që ja vlen të udhëtoni drejt saj.
Në këtë vend nuk ka hotele luksoze e as akomodime të rehatshme, për pushuesit kryesisht ofron disa qadra e që përmes tyre do të mund të shijoni bukurinë natyrore përmes rehatisë./arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen