Njerëzit e mirë nuk ndryshojnë kurrë

01:46 | 30 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Jo, njerëzit e mirë nuk ndryshojnë kurrë. Ata vazhdojnë të mendojnë me zemër, të shohin me shpirt.Ata vazhdojnë të mbajnë njerëzinë e tyre të thellë kudo që të shkojnë.

Megjithatë shpesh ndodh që ata të jenë zhgënjyer. I përdorin ata dhe pastaj i vendosin në një qoshe kur nuk janë më të dobishëm. Megjithatë ata nuk ndryshojnë. Ata vazhdojnë të jenë ata që janë.

Edhe pse të zhgënjyer dhe të lënduar.

Bujar dhe fisnik, pa e njohur kurrë hakmarrjen, përbuzjen, ftohtësinë.

Secilit prej nesh mund t’i ketë ndodhur dhe të jetë takuar me njerëz të ngjashëm. Për të qenë të sinqertë, ata janë të paktë. Ata rrallë takohen, pasi në të kundërt bota nuk do të ishte kaq e verbër, egoiste dhe e ftohtë.

Njerëzit e mirë shpesh u japin përparësi të tjerëve. Ata lënë mënjanë nevojat e tyre, ndonjëherë ëndrrat e tyre, për të realizuar nevojat dhe dëshirat e të tjerëve. Dhe ata janë të lumtur që e kanë bërë atë!

Dituria është të dish se si të gëzohesh, mirësia i bën njerëzit të lumtur.

Dhe kështu ndodh. Njerëzit e mirë duan të bëjnë të tjerët të lumtur. Edhe pse jeta shpesh nuk është bujare ndaj tyre, ata vazhdojnë të përdorin zemrën, në çdo gjë që ata bëjnë. Ata vazhdojnë të shohin të mirën edhe aty ku nuk është, të besojnë se njerëzit negativë mund të ndryshojnë.

Ata vazhdojnë t’i besojnë njerëzimit.

Engjëjt pa krahë, delikat dhe të ndjeshëm, kryejnë punën e tyre kudo që kërkohet. Edhe kur nuk kërkohet, por është e nevojshme. Ata falin gabimet, japin mundësinë e pendimit, vazhdojnë t’i besojnë të tjerëve. Dhe mos i quani të dobët. Nuk janë.

Duhet një forcë e madhe për të ndihmuar, mbështetur, inkurajuar. Një kurajë e madhe për të qëndruar edhe pas talljes, poshtërimit, dëbimit. Duhet një dashuri e pafund për të dashur, ashtu si ata duan dhe vazhdojnë të duan. Përkundër gjithçkaje.

Njerëzit e mirë ekzistojnë, por nuk bëjnë asgjë për t’u dukur. Ata nuk kërkojnë duartrokitje, nuk duan njohje. Të matur dhe të shkëlqyer, ata ecin mes nesh./lexo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme