Po nëse mënyra e vetme për të pushuar do të ishte të mos bënim asgjë, por me të vërtetë asgjë?
Është Grali i Shenjtë i botës moderne, thesari për të cilin jemi të gjithë, në mënyrë të dëshpëruar, në kërkim dhe që quhet “pushim”. Por fatkeqësisht për shumë është thjesht një mirazh. Këtë gjë e vëmë re sidomos në këtë periudhë të vitit, kur pas përfundimit të pushimeve ne duhet të kishim maksimumin e energjive për të rifilluar punën, por përkundrazi, ne jemi të lodhur, madje më shumë sesa përpara se të niseshim me pushime.
Nëse në të kaluarën këshillat sa i takon pushimit në punë do të lidheshin gjithmonë me meditimin, sot ekspertët kanë ecur një hap përpara dhe po binden gjithnjë e më shumë se pushimi i vërtetë, relaksi i vërtetë do të thotë thjesht “të mos bësh asgjë” për një periudhë të shkurtër kohe.
Por të rrish dhe të mos bësh asgjë nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. Në këtë moment, në ndihmë mund t’ju vijë teknika Niksen, e cila është një teknikë çlodhjeje dhe që po përdoret gjithnjë e më shumë në Holandë.
Ky koncept është i thjeshtë dhe që të gjithë mund ta mësojnë dhe më pas ta praktikojnë atë. Ndaloni për një moment punën me të cilën ishit duke u marrë dhe mos bëni asgjë. Pikërisht ky është koncepti Niksen, të ëndërrosh me sy hapur.
Teknika Niksen është shpikur veçanërisht për t’i ardhur në ndihmë trurit tonë, i cili gjatë gjithë ditës bombardohet nga një mori pyetjesh, kujtimesh, etj. Dhe në momentin që ju praktikoni konceptin Niksen, truri juaj pushon, duke rifituar energji.
Edhe pse u tha pak më sipër se kjo është një teknikë shumë e thjeshtë, edhe për këtë duhen bërë trajnime të ndryshme, gjithmonë në rast se doni që ajo të funksionojë më së miri dhe ju të shihni rezultatet./eo/
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve