Google ADS

Teksas, sulm me armë në kishë, 2 të vrarë një i plagosur

22:58 | 29 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Dy persona u vranë me armë zjarri në një kishë pranë qytetit Fort Worth të Teksasit të dielën në mëngjes ndërsa një i tretë është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende shumë detaje rreth ngjarjes.

Një i dëshmitar i tha gazetës New York Times se njëri nga të vrarët ishte një roje siguri që sipas tij ishte përpjekur të mbronte njerëzit që ndodheshin në kishë në momentin e sulmit.

Në një intervistë për stacionin televiziv Dallas KTVT, Mike Drivdahl, zëdhënësi i Departamentit Zjarrfikës tha se besonte se autori i dyshuar i sulmit ishte në mesin e tre personave të qëlluar me armë zjarri./voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme