City i Guardiolës e ka mbyllur me fitore vitin 2019, mbetet 14 pikë prapa Liverpoolit në renditje, këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar
Manchester City është këndellur pas humbjes nga Wolves, skuadër që gjatë ditës së diele u mposhtë nga Liverpooli.
Skuadra e Pep Guardiolës mori pikët e plota në shtëpi, në ndeshjen e fundit për vitin 2019, duke e mposhtur me rezultat të pastër Sheffield United, 2-0.
Sergio Aguero në minutën e 53-të dhe Kevin de Bruyne në atë të 82-të shënuan për fitoren e kampionit të Anglisë.
Sido që të jetë, edhe përkundër kësaj fitore, City mbetet shumë larg Liverpoolit, 14 pikë prapa, madje ‘Redsat’ e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Pas 20 xhirove, Liverpooli ka grumbulluar 55 pikë, Manchester City 41.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?