Përveç listës standarde të yjeve të muzikës më të paguar të vitit, revista ‘Forbes’ ka publikuar edhe listën e muzikantëve me pagë më të lartë të dekadës këtë vit.
Në krye të listës është muzikanti që lansoi albumin e tij të fundit në 2015 dhe nuk ka pasur asnjë turne që nga fundi i mijëvjeçarit.
Bëhet fjalë për Dr Dre. Ai vlerësohet të ketë fituar 950 milionë dollarë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Shumica e të ardhurave të tij vijnë nga aksionet në ‘Beats’, një kompani muzikore që ‘Apple’ e bleu në vitin 2014 për 3 miliardë dollarë, transmeton Lajmi.net.
Taylor Swift renditet në vendin e dytë me 825 milionë dollarë, e ndjekur nga Beyonce, e cila fitoi 685 milionë dollarë. Për dallim nga Dr Dre, të dy këngëtaret kanë lansuar disa albume në dekadën e fundit dhe kanë shkuar në disa turne.
Në vendin e katërt renditet U2, falë pjesës më të madhe në turneun e tyre më 2011, duke fituar 675 milionë dollarë. Në vendin e pestë është Diddy me 605 milionë. Pasojnë Elton John (565 milionë), Jay Z (560 milionë), Paul McCartney (535 milionë), Katy Perry (530 milionë) dhe Lady Gaga (500 milionë).
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...