Google ADS

Fenerbahce mposhtë Rizespor, asiston Muriqi

18:55 | 29 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Fenerbahce ka fituar në udhëtim ndaj Rizespor me rezultat të ngushtë 1 – 2, në kuadër të javës së 17-të në Superligën turke.

Turuc zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të ndërsa pas pesë minutave Abarhoun barazoi rezultatin, rezultat më të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

Që nga minuta e parë në ndeshje ishte sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi i cili bëri një pasim të bukur te Jailson që shënoi supergol në minutën e 70-të, nga një largësi mjaftë e madhe.

Pas kësaj fitore, Fenerbahce renditët në vendin e katër me 31 pikë, ndërsa Rizesopr është në pozitën e 12-të me 20 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme