Aubameyang: Arteta na ka impresionuar të gjithëve, e vërejmë ndryshimin

15:06 | 29 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka bërë disa ndryshime të mëdha në Arsenal.

Tekniku spanjoll në ndeshjen e parë kundër Bournemouth nuk ka arritur më shumë se një barazim, transmeton portali arbresh.info.

Sulmuesi nga Gaboni ka thënë se Arteta ka vetëm disa ditë në krye, mirëpo vërehen ndryshimet.

“Ka qenë në krye për disa ditë, por e shohim ndryshimin e madh. Kishim nevojë për dikë që mbështet skuadrën”

“Kishim nevojë për ide të reja me mesazhe të mirë. Mikel e ka bërë këtë gjë. E ndjejmë këtë gjë”

Arsenal për momentin është duke luajtur kundër Chelseas në “Emirates” ndërsa rezultati momental është 0 – 0./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme