Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta tek shtatorja e heroit të kombit, Mehë Uka, në sheshin e qytetit, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij heroike.
Me këtë rast, kryetari Bahtiri e ka vlerësuar lartë figurën e heroit Mehë Uka dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftë me okupatorin për çlirimin e vendit, deri në rënien heroike.
“Ne mitrovicasit përherë do të jemi krenarë që patëm një luftëtar e komandant të këtillë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri./arbresh.info
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu