Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhje.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se viti që lamë pas ishte vit pa ngjarje të rëndësishme e pa suksese, deri në zgjedhjet e 6 tetorit.
Kurti thotë se ajo që i pret vitin e ardhshëm është krijimi i koalicionit për të qeverisur me vendin.
“Padyshim se e gjithë kjo kulmoj me fitoren e VV-së me 6 tetor një fitore qe mori jehon duke ngjall shpresa për ndryshim. Ajo që ne shikim te par dukej e lehtë doli te ishte e mundimshme, sepse qytetaret dërguan një mesazh më 6 tetor, opozita e djeshme duhej të bëhej qeveria e ardhshme. 80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne si lëvizje jemi munduar të reflektojmë në këtë mesazh. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, ka thënë ai.
Ndër të tjera Kurti theksoi se do të intensifikojnë takimet dhe bisedimet për të arritur marrëveshje më partinë e dytë fituese të zgjedhjeve.
Gjithashtu ka thwnw se Vonesat e pa nevojshme nuk na duhen, pasi që po jetojmë në një rajon te pa sigurt ku kemi një fqinj që nuk na njeh as të ardhmen as të tashmen.
“Lidhjes Demokratike të Kosovës, ua kemi dhen gjysmën e programit dhe gjysmën e qeverise për te arritur marrëveshje, por oferta jonë u refuzua në pasditen e 24 dhjetorit. Vonesat e pa nevojshme nuk na duhen por çdo marrëveshje duhet të jetë me kërkesat e nevojshme, kohë nuk kemi, ekonomia ka ngecur nuk kemi investime, po jetojmë në një rajon te pa sigurt ku kemi një fqinj që nuk na njeh as të ardhmen as të tashmen. Prandaj askush nuk duhet të mendoj se këto sfida janë të lehta, sepse disa do të marrin kohë. Krahas sfidës qeverisës është edhe sfidë si ta bëjmë VV-me të zgjeruar.”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/574018930085309/
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...