Google ADS

Francë, greva kundër reformës së pensioneve hyn në ditën e 23-të

09:19 | 29 Dhjetor 2019
L G

Greva e transportit në Francë ka hyrë tashmë në ditën e 23-të duke vazhduar të sjellë imazhe kaotike nga stacionet e trenave në Paris, edhe këtë fundjavë.

Sindikatat mbeten të vendosura të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze.

Një nga gjashtë trena të shpejtësisë së lartë, ishin në funksion të shtunën.

Sindikalistët duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen, e pasi minuan planet e mijëra francezëve për Krishtlindje, po kërcënojnë edhe ato për Vitin e Ri.

Greva është më e gjatë edhe se ajo e famshmja 22 ditore, e dimrit 1995, kundër reduktimit të fondeve për mirëqënien sociale, kur në pushtet ishte Zhak Shirak.

Atëherë, qeveria franceze u detyrua të tërhiqej nga planet. Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë ka zgjatur për 28 ditë, përfshirë Krishtlindjet, në vitet 1986-1987.

Por, edhe një tjetër lëvizje, ajo e jelekëverdhëve, nuk po ndalet. Këta të fundit, ndonëse më të reduktuar në numra se më parë, u mblodhën në Place de la Bourse në Paris, për javën e 59 të protestave, duke iu bashkuar punonjësve të hekurudhave dhe grevistëve të tjerë./ Gazeta Sinjali/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme