Për shkak të veprimtarisë së 3 planeteve, Saturn, Uran dhe Pluton, disa shenja mund të kenë një fillim viti të vështirë. Sipas astrologëve 2020-ta do të nisë me pak vështirësi për:
Dashin
Dashët do ta gjejnë veten konfuzë në fillim të vitit dhe diçka e tillë i shqetëson duke qenë se janë mësuar të kenë siguri dhe kontroll në vete.
Kjo shenjë e di mirë çfarë do dhe është shumë frustruese për të kur përgjigja nga ana tjetër s’është e qartë. Gjithsesi, kjo situatë e vështirë do të kalojë nëse ata i japin vetes pak kohë pushim. Më e mira që mund të bëni është të merrni kohën që ju duhet për të kuptuar çfarë është më e rëndësishme për ju dhe çfarë jo. Nëse e bëni këtë, 2020-ta është zyrtarisht viti që ju “rrit”!
Demin
2020-ta e gjen Uranin, planetin e ndryshimeve kaotike tek Demi. Demat, njihen për rutinën e mirëstrukturuar, të rehatshme dhe të qëndrueshme. Krejt papritur ata do të ndjejnë se jeta e tyre po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. Diçka e tillë do të ndikojë në çdo aspekt të jetës, nisur nga puna gjer tek marrëdhëniet.
Gjithsesi, ka dhe një lajm të mirë. Këto pengesa që ju dalin në fillim të vitit do të shërbejnë si mësime për muajt në vijim. Kur stuhia të mbarojë, do ta gjeni veten më të gjallë dhe shumë më produktivë.
Peshoren
Gjatë janarit, Peshoret mund të kalojnë nëpër ditë të vështira. Të njohura si shenja më me ekuilibër, do të ndihen sikur s’do dinë çfarë të bëjnë në momente të caktuara. Pavarësisht konfuzitetit, kjo periudhë nuk zgjat shumë, kështu që gjatë procesit, do të mësoni gjëra të reja për veten.
Bricjapin
Bricjapi do të ndikohet gjithashtu nga lëvizja e këtyre planeteve gjatë janarit. Do të ndihen sikur jeta e tyre s’është ashtu siç duhet. Për një shenjë që vlerëson punën dhe ka ambicje të mos dinë cili është hapi i radhës është e frikshme. Sidoqoftë, kjo lloj energjie do t’ju ndihmojë të mësoni të dëgjoni çfarë po ju ofrohet.
Ndonëse kjo periudhë do të jetë paksa e vështirë për të gjitha shenjat, si pasojë e tranzicionit të planeteve, 4 shenjat më lart do të ndjejnë efektet më të mëdha. Kur kjo periudhë të kalojë, mësimet që morët do t’i përdorni për gjithë pjesën tjetër të 2020-ës.
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...