Migjen Kelmendi në mbrojtje të Elvanës: Tirana ka marrë ngjyrime racizmi gjuhësor

01:19 | 29 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Migjen Kelmendi i ka dalë në mbrojtje këngëtares Elvana Gjata për dialektin të cilin e përdori në këngën ‘Me tana’.

Migjen Kelmendi minuta më parë ka reaguar me një postim në Facebook, ku vë në pah përkrahjen e tij ndaj Elvana Gjatës, ai  thotë se secili njëri ka të drejt të përdor dialektin nga vend i cili vjen, shkruan lajmi.net.

Publicisti më tutje shton se gjithë kjo hallakam e krijuar për ‘slang-un’ që këngëtarja ka përdorur në këngën e saj janë shenjë se trojet shqiptare po shkojnë drejt në racizmi gjuhësor.

“Kemi perfundue ne nji situate absurdi ku, me fole sot Gegnisht ne hapsinen shqiptare, i bjen si me fole dikur shqip n’Beograd (sic!)

Kush na e bani Tiranen e Prishtinen – “Beograd gjuhesor”?! një pjesë e shkëputur nga shkrimi i Migjenit.

https://www.facebook.com/migjen.kelmendi.948/posts/175772187150044

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme