Tottenham është kthyer në Londër me një pikë pasi që mezi e ka barazuar rezultatin kundër Norwich, të cilët dy herë ishin në epërsi kundër djemve të Jose Mourinho. Një penallti në minutën e 82-të i shpëtoi Spurs pa humbje në xhiron e 20-të te Premier Ligës
Gjithçka e barabartë.
Ky është bilanci në ndeshjen në mes të Norwich City dhe Tottenham që u zhvillua sonte në kuadër të xhiros së 20-të të Premier Ligës angleze.
Një pjesë e parë shumë më e mirë për vendasit të cilët edhe arritën që të shënojnë në minutën e 18-të.
Vrancic kalon shumë mirë në tërë mesfushën e Spurs për të lansuar një goditje të fuqishme dhe shënuar golin e parë për mysafirët, me të cilin rezultat shkojnë në pushim të dyja skuadrat.
Pjesa e dytë filloi shumë më fuqishëm për Tottenham të cilët edhe arritën që ta barazojnë rezultatin.
Ishte një supergoditje nga gjuajtja e lirë e Christian Eriksen në minutën e 55-të, e cila e la në gjumë portierin holandez Tim Krul. /express/
Megjithatë, vendasit kthehen ne epërsi përsëri.
Prapë fajtore të goli i dytë ishte mesfusha pasi që la përsëri hapësira në të. Një top shkon te sulmuesi i kësaj skuadre Timo Pukki i cili pasi godet topin atë e devijon Aurier në portën e tij për t’u shënuar autogol në minutën e 61-të.
Norwich City vazhdonte të mbrohej deri në minutën 82-të ku shkaktohet penallti dhe Harry Kane e barazon rezultatin në 2-2.
Tottenham u mundua që ta përmbys skuadrën e vogël të Norwich por pa sukses.
Pas xhiros së 20-të, Tottenham bën 30 pikë dhe merr pozitën e 5-të, kurse Norëich mbetet në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...