Google ADS

42 mijë banesa të dëmtuara në Durrës si pasojë e tërmetit

17:50 | 28 Dhjetor 2019
A. B.

Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti i 26 nëntorit , ende nuk ka një faturë financiare mbi dëmet e shkaktuara në qytetin e Durrësit.

Deri tani banorët kanë deklaruar të dëmtuara 42 mije banesa, ndërsa grupet e vlerësimit kanë mundur të inspektojnë vetëm 25 mijë prej tyre.

Për të përmbyllur këtë proces në terren po punojnë 52 grupe në përbërje të se cilëve janë inxhinierë vendas dhe të huaj.

Dëmtimet e shumta të objekteve ka ndikuar edhe në rritjen e numrin të të pastrehëve.

Në hotele e Durrësit, Golemit dhe Kavajës janë strehuar afro 4 mijë banorë, 6 mijë të tjerë jetojnë në çadra apo në kontenierë, ndërsa pjesa tjetër është sistemuar tek të afërmit apo në shtëpi me qira.

Për të lehtësuar faturën financiare 2553 familje kanë përfituar nga bonusi i qirasë nga 3900 që kanë aplikuar deri më tani.

Ndërkaq nga 90 objekte të planifikuara për tu shembur në Durrës, vetëm 30 prej tyre janë rrezuar.

Zonat me numrin më të madh të objekteve të dëmtuara sipas shtabit të emergjencave civile është lagja nr 13 që përfshinë Plazhin, lagja nr 17 që përfshinë një pjesë të qytetit dhe zonës se Ish-kënetës, Shijaku si dhe fshatrat e njësisë administrative Sukth e Manëz./klan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme