Google ADS

Icardi: Krenar që po bëj histori te PSG, në Barcelonë mësova shumë, në Itali nuk mi kuptonin lëvizjet

16:48 | 28 Dhjetor 2019
A. B.

Mauro Icardi ka thënë se kundërshtarët e ekipeve në Serie A duhej të “përshtateshin me lëvizjet e mia”, dhe ai është krenar që ka thyer rekordin e Zlatan Ibrahimovicit në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas u largua nga Nerazzurrët në ditët e fundit të afatit veror të transferimeve në huazim te gjigandët e Ligue 1 pasi iu bë e qartë se ai nuk kishte të ardhme në klub.

Icardi është përshtatur shpejt në Francë, dhe së fundmi theu një rekord të klubit që i takonte Ibrës si lojtari më i shpejtë që arrin të shënojë 10 gola për parisienët.

“Nuk e dija këtë dhe është një burim krenarie për të arritur këtë lloj gjëje dhe për të bërë histori për një ekip si Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht Icardi për kanalit zyrtar PSG TV.

“Unë përpiqem të jem gjithmonë i përgatitur dhe të jem gjithmonë një mundësi për bashkëlojtarët e mijë me vrapimet dhe lëvizjen time në mënyrë që ata të gjejnë një lojtar të lirë në sulm”.

“Jam gjithmonë i gatshëm dhe i përqendruar për të lëvizur sa më shpejt që është e mundur që sa më shpejt të marr topin”.

Icardi është vetëm 26 vjeç, por tashmë ka luajtur në Spanjë, Itali dhe Francë, pra çfarë ka mësuar nga secili vend?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme