Pediatria merr pamje festive për më të vegjlit që nuk mund të jenë me familjet e tyre për Vitin e Ri

11:14 | 28 Dhjetor 2019
A Z

Java e fundit e dhjetorit është java më festive e vitit dhe padyshim që këtë atmosferë festive më së shumti e shijojnë fëmijët.

E, njëjtë ka ndodhur edhe në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Fëmijët që janë të shtrirë në këtë repart, edhe këtë vite janë suprizuar me dhurata të ndryshme.

Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Q.K.U.K, Dr. Drita Telaku-Qosja, për arbresh.info tregon që, për festën e Vitit të Ri mundohen që t’i lëshojnë një numër të madh të fëmijëve nga klinika, e ta kalojnë festen me familjaret e tyre.

Po ashtu thotë se disa fëmijë mbesin në klinik për shkak të gjendjes së rënduar.

“Kemi mjaft fëmijë në klinikën tonë të hospitalizuar. Ne mundohemi që në prag të festës së fund vitit t’i lëshojmë fëmijët sa më shumë që të shkojnë në shtëpi që ta kalojnë festwn me familjaret e tyre. Mirëpo përkundër asaj ka fëmijë që mbesin pasi që janë në gjendje të rwndw dhe mbesin në klinik. Po ashtu në ditën e festes mund të kemi fëmijë të rijnë që vijnë në spital, që atë dit i përkeqësohet gjendja dhe duhen patjetër që të pranohen”, pohoi ajo.

Gjithashtu, falënderon të gjithë që po i gazojnë fëmijët e kësaj klinike me dhurata të ndryshme.

“Kas pasur shumë dhurata për këta fëmijë unë falënderoj të gjithë për dhuratat që i kanë sjell për fëmijët në këtë klinik, sepse me të vërtet i kanë gëzuar fëmijët. Dëshirat për dhurata të fëmijëve janë të shumta varet nga mosha, duke filluar prej lodrave, librave ka pasur dëshira të ndryshme nga fëmijët”, bënë të ditur Telaku./A.Zeka/arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/810924332667859/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme