Google ADS

Drake për Rihannën: Ajo është person i mirë, me zemër të mirë

00:24 | 28 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Drake thotë se nuk donte që Rihanna të ndihej e parespektuar kur bashkëpunoi me Chris Brown, e quan person të mirë.

Drake mund të ketë shumë armiq, por Chris Brown nuk është më njëri prej tyre, shkruan DailyMail, transmeton lajm.net.

Reperi në një intervistë për “Rap Radar” në shtëpinë e tij në Toronto, Kanada, foli për bashkëpunimin e fundit muzikor me Chris Brown dhe atë se si ndikoi në raportet e tij me Rihannën.

33-vjeçari dëshiroi të theksonte se nuk donte që autorja e hitit “Umbrella” të ndihej e mosrespektuar, teksa po formonte një marrëdhënie pune me Brown.

Reperi tha se kishte përpjekje që moti për bashkëpunim me Chris Brown, por u prishën për shkak të ‘pakënaqësive nga të dyja palët’.

Më 2009, Brown u arrestua për abuzim barbar ndaj këngëtares dhe u dënua me shërbim të komunitetit dhe iu kërkua të marrë pjesë në këshillimin e dhunës në familje, sipas The Guardian.

Drake e konsideron Rihannën si anëtare të familjes dhe se ka patur një moment të hezitimit para bashkëpunimit me Brown, ngase nuk donte që këngëtarja të ndihej e parespektuar.

Drake vazhdoi të thotë se: “Rihanna e di se unë dhe Brown, të dy jemi konsumuar nga kjo çështje dhe unë mendoj se ajo është një person i mirë me zemër të mirë”.

Që nga viti 2009, Brown ka komentuar shumë herë në lidhje me atë natë famëkeqe me Rihannën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme