Google ADS

Kurti takoi përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup

21:04 | 27 Dhjetor 2019
A. B.

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ishte i pranishëm në një takim shumë të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.

Ai ka qëndruar në Shkup në lidhje me vazhdimin e formimit të Qeverisë, mëson arbresh.info nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ai ka takuar përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup, dhe takimi ka ndodhur në hotel Bushi”, ka thënë ky burim.

Sipas të njejtave informacione aty është diskutuar në lidhje me vazhdimin me tutje pas konstituimit të Legjislaturës së shtatë.

“Aty është këshilluar që Glauk Konjufca të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit, për t’i hapë rrugë marrëveshjes së deritanishme të negociuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka thënë ky burim.

Në takim janë përmendur edhe pozita e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të AKI-së, dhe kryeinspektorit.

“Drejtori dhe zëvendësdrejtori mund t’i takojnë LDK-së, por kryeinspektorë do të jetë një person jo partiak nga shoqëria civile”, bënë të ditur ky burim.

Vetë Kurti, pasditen e sotme ka pranuar se vizita në Shkup ka pamundësuar përgjigjet pozitive për takim me presidentin, Hashim Thaçi, të caktuara për orën 13:30, dhe më pas për orën 20:00./arbresh.info/

Lexo edhe:http://www.arbresh.info/lajmet/letra-e-albin-kurtit-derguar-presidentit-pas-fteses-se-dyte/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme