Google ADS

Netanjahu rikonfirmohet në krye të partisë

21:00 | 27 Dhjetor 2019
Trina Galanxhi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, fitoi bindshëm në zgjedhjet për kren e partisë “Likud”. Ai mori 72 për qind të votave duke mposhtur kështu kundërshtarin e tij Gideon Saar. Rezultati forcon pozitat zotit Netanjahu për zgjedhjet e treta të përgjithshme që mbahen në Izrael brenda një viti, të planifikuara për në fillim të muajit mars.

Kjo është një fitore e madhe. Falenderoj anëtarët e “Likud-it” për besimin, mbështetjen dhe dashurinë”, tha kryeministri izraelit në një mesazh për përkrahësit, duke u zotuar se do ta udhëheqë partinë drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e ardhme kombëtare dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë Izraelin drejt arritjeve të reja.

Kundërshtari i tij, Gideon Saar, tha se do të vazhdojë të mbështesë “Likud-in” në fushatën e ardhshme zgjedhore. Pritshmëritë ishin që zoti Saar të merrte 30 për qind të votave.

Gara ishte jetike për partinë “Likud” dhe karakterin demokratik të partisë”, tha zoti Saar i cili shtoi se vendimi i tij për të kandiduar i domosdoshëm.

Kush nuk është i gatshëm të ecë në rrugën që beson, nuk do të fitojë kurrë”, tha ai.

Zoti Saar shihej si sfiduesi i parë serioz i kryeministrit izraelit në 10 vite.

Ditë më parë Benjamin Netanjahu u bë kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit. Rezultati i votimeve tregon se mbështetja ndaj tij nuk është zbehur edhe pas padisë së ngritur ndaj tij për tre raste korrupsioni.

Në fushatën e fundit zgjedhore zoti Netanjahu përdori stilin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke sulmuar median dhe sistemin e drejtësisë. Ai e cilësoi procesin hetimor ndaj tij, si qesharak, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Disa analistë në Izrael thonë se zoti Netanjahu ka si qëllim të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në përpjekje që të sigurojë imunitet prej hetimeve./voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme