Google ADS

Prostituta gjendet gjysmë e djegur dhe e vdekur në parkun francez, kishte tatuazh portretin e një shqiptari

20:44 | 27 Dhjetor 2019
A. B.

Mediat franceze raportojnë se një prostitute 37-vjeçare është gjetur e vdekur ditën e Krishtlindjes në parkun Mougins.

Raportohet se trupi i gruas ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, duke shtuar se kufoma i përkiste një prostitute nga Evropa Lindore.

Sipas mediave franceze, pas këqyrjes së trupit të kufomës prokurorja e çështjes Fabienne Atzori tha se kishin zbuluar identitetin e saj. Gruaja kishte lindur në vitin 1982 dhe jetonte në rajonin e Grassës.

Një tjetër detaj që ekspertiza mjeko-ligjore kishte zbuluar në trupin e viktimës ishte emri i një mashkulli shqiptar, që e reja e kishte bërë tatuazh në krahun e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme