Anibar në vitin e dhjetë të organizatës zyrtarisht ka emëruar si drejtoreshë të festivalit Arba Hatashin, pozitë kjo që më heret është mbajtur nga Vullnet Sanaja, i cili do të vazhdojë të jetë drejtor ekzekutiv i organizatës Anibar. Ndërsa edhe Petrit Gora do të vazhdojë të jetë drejtor artistik. Arba Hatashi ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së festivalit nga Tetori i vitit 2019.
Arba ka gjashtë vite që është angazhuar aktivisht në organizimin e festivalit Anibar, festivalin e vetëm ndërkombëtar të filmit të animuar në vend. Për po kaq kohë ajo ishte e përkushtuar në transformimin e kinemasë së vetme në Pejë – Kinema “Jusuf Gërvalla” – në një hapësirë kulturore multifunksionale.
Arba gjatë këtyre viteve ka qenë e angazhuar në festival në role të ndryshme, përfshirë këtu koordinimin e programit, titrimin dhe përkthimin e filmave, menaxhimin e ngjarjeve, komunikimin me media dhe partnerë. Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet për Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit në Prishtinë.
Në nivel të organizatës ajo e ka mbajtur pozitën e koordinatorës së Akademisë së Animacionit Anibar.
Emërimi i saj si drejtoreshë e festivalit vjen në një kohë kur organizata është duke u zhvilluar edhe me tutje si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës në qytetin e Pejës dhe për këtë arsye, organizata ka vlerësuar se Arba duhet të marrë rolin drejtues për zhvillimin e mëtutjeshëm të festivalit teksa po futemi në një etapë të re. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...