Futbollisti ofanziv francez ka oferta interesante dhe karrierën mund ta vazhdojë në Turqi pasi klubi francez nuk e do më në ekip
Dimitri Payet mund të largohet nga Olympique Marseille në fund të sezonit.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez, “Le10Sport”, përcjell Gazeta Express.
Që prej arritjes së trajnerit Andre Villas-Boas, forma e Payetit është rigjallëruar dhe ai ka qenë më me ndikim tek klubi francez.
Francezi ka rrogë prej 600 mijë eurosh në muaj, ndërsa Marseille nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë atij kontratën.
32 vjeçari dëshiron ta gjejë një klub me të cilin mund ta nënshkruajë kontratën e fundit të karrierës.
Ai i ka disa oferta, përfshirë këtu edhe nga Turqia.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën