Këtë vit 11 persona vdiqën në vendin e punës

12:51 | 27 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Sektori i energjisë elektrike më i goditur për mungesë të sigurisë.

Brenda vitit 2018 kanë humbur jetën 11 persona në vendin e punës, ndërsa në vitin 2018, numri i të vdekurve ishte 22.

Sektori më i goditur për mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë për këtë vit ka qenë sektori i energjisë elektrike. Kjo dukuri mbetet shqetësuese, por sipas Valon Lecit ushtrues detyre i kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës theksoi janë të angazhuar si Inspektorat që të ketë siguri dhe shëndet në vendet e punës.

Leci në konferncën për media të fundit për këtë vit, theksoi se përkundër sfidave dhe numrit të vogël të inspektorëve, janë realizuar mbi 10 mijë inspektime ose 500 më shumë se në vitin e kaluar.

“Këtë vit kemi një lloj paradoksi, lajm i keq, por 11 persona kanë humbur jetën në vendin e punës ose 50 përqind më pak se në vitin e kaluar. Në vitin e kaluar kanë humbur jetën 22 punëtorë në vendin e punës”, tha ai duke shtuar se targeti është që në vitin e ardhshëm të mos ketë asnjë të vdekur në vendin e punës.

Leci theksoi se është arritur të legalizohen 1800 vende të punës, të cilët kanë punuar pa kontrata pune. Sipas tij, Inskektorati ka lëshuar 240 gjoba në vlerë deri në 40 mijë euro.

Megjithatë, Leci nuk ka treguar emrat e kompanive të ndëshkuara. Leci në fund tha se ka pasur numër të madh të ankesave në Inspektorat të cilat janë trajtuar me mijëra prej tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme