Gareth Bale mund të bëjë një rikthim sensacional te Tottenham Hotspur në afatin kalimtar të janarit, ndërsa thuhet se ai tashmë ka biseduar me Jose Mourinhon.
Sipas El Desmarque, klubi anglez është i gatshëm t’ia ofrojë Real Madridit mesfushorin Christian Eriksen, si dhe para në vlerë prej 25.7 milionë funte (30 milionë euro).
30-vjeçari ishte gëzuar kur Mourinho u bë trajner i Spursave në muajin nëntor, ndërsa tash është duke u spekuluar për ribashkimin e tij me strategun portugez.
“Angazhimi i Mourinhos atje është një deklaratë fantastike nga klubi, mendoj se ai është fitues i vazhdueshëm”.
“Tottenhami dëshiron të fitojë trofe dhe nuk mendoj se ka partneritet më të mirë sesa Mourinho dhe Tottenhami për t’u përpjekur që të fitojnë trofe”, kishte deklaruar Bale pas angazhimit të portugezit te Spursat.
Në edicionet e fundit kalimtare është folur rregullisht për mundësinë e largimit të uellsianit nga Reali, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në janar. /Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...