Për arsye se pjesa më e madhe e mërgimtarëve gjatë kësaj periudhe të vitit ndodhen në shtëpitë e tyre, Komuna e Gostivarit vendosi që ta riaktivizojë Zyrën për mërgimtarët.
Zyra ndodhet në hapësirat e Qendrës për shërbime komunale në katin e parë të komunës dhe do të punojë çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 19:00, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë zyrë, mërgimtarët do të mund të marrin informacionet e nevojshme për shërbimet komunale si dhe të udhëzohen se në cilët institucionet duhet të drejtohet për t’i zgjidhur kërkesat e tyre”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.
Zyra hapet edhe gjatë periudhës verore ndërsa Komuna e Gostivarit për ditën e nesërme, pra më 28 dhjetor organizon Ditë të hapur për mërgimtarët.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...