Google ADS

Bibloteka Kombëtare hap ekspozitë në 330 vjetorin e Pjeter Bogdani

07:13 | 27 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Bibloteka Kombëtare e Kosovës ka njoftuar me rastin e 330 vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit organizon ekspozitën “Cuneus”.

Në këtë ekspozitë do të ekspozohen libra e artikuj nga koleksionet e biblotekës dhe dorëshkrimet e papublikuara deri me tani të Pjetër Bogdanit.

Pjetër Bogdani shquhet jo vetëm si ipeshkëv i lartë, por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të vlefshëm në teologji e në përpjekje për çlirimin e vendit nga zgjedha osmane, për zhvillimin dhe përparimin e kulturës së shqiptarëve.

Më 6 dhjetor të vitit 1689 ndërroi jetë, në Prishtinë, nga epidemia e murtajës, personaliteti i shquar i Kishës dhe kulturës , ipeshkvi i jashtëzakonshëm imzot Pjetër Bogdani. Prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv, teolog e filozof nga Hasi (Krahinë e lashtë), që shtrihet në Shqipëri dhe Kosovë.

Me veprimtarinë e tij misionare, kishtare, shoqërore, kulturore dhe politike 40 vjeçare, sidomos me rolin që luajti si udhëheqës i kryengritjes çlirimtare të vitit 1689 dhe me kryeveprën e vet teologjike “Cuneus Prophetarum De Christo Salvatore Mundi, Et Eius Evangelica Veritate”,  apo sipas përkthimit të françeskanit At’ Justin Rrotës “Çeta e profetëve”, imzot Pjetër Bogdani është quajtur pararendës i hershëm i lëvizjes së rilindjes shqiptare e teolog i shquar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme