Njësia Speciale shton masat e sigurisë në prag të festave të fundvitit

21:53 | 26 Dhjetor 2019
L G

Kjo pra është Njësia Speciale Operative e Kosovës me bazë në Mitrovicë në kampin ‘Belvedere’.

Kjo njësi operon në kuadër të Drejtorisë së Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ekipi i portalit arbresh.info ka shkuar në kampin ‘Belvedere’ për të vëzhguar komplet një ditë pune të këtij  njësiti, duke filluar kështu nga mbajtja e mbledhjes apo Briefing-ut ku edhe caktohen detyrat për secilin ekip që do të dal në teren dhe pikat e kontrollit e deri tek ndonjë aksion i mundshëm i cili mund edhe të bëhet në bashkëpunim me drejtoritë rajonale operative përkatëse.

Dita e këtij njësiti fillon me mbajtjen e Briefingut në sallën e takimeve, ku të gjithë policët shkojnë aty dhe presin derisa të vij Komandanti dhe Shefi i Operativës.

Komandant, Major, Bekim Bislmi dhe Shefi i Operativës, Fatmir Balaj bëjnë gati planin ditor, ai fillon këtë mbledhje duke i falënderuar të gjithë pjesëtarët për punën e palodhshme që ata bëjnë, përkushtimin, angazhimin e shfaqur në kuadër të planit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për ngritjen  e masave të sigurisë në kohën e festave të fundvitit.

“Fillimisht du me ju falënderu të gjithëve për përkushtimin dhe angazhimin që jeni duke e shfaq në kuadër të një plani prej Drejtorisë t ‘Përgjithshme të Policisë, ngritja e masave të sigurisë për festat e fundvitit”, thotë Bekim Bislimi.

Ai thekson se si rezultat i bashkëpunimit dhe punës së tyre, është arritur që gjatë aksioneve të ndërmarra të konfiskohen lëndë narkotike, armë të ftohta dhe armë zjarri.

Komandant Bislimi për fund kërkon nga i gjithë stafi të vazhdojnë bashkëpunimin dhe punën me të njëjtin intensitet edhe në ditët në vijim.

Pastaj fjalën e merr Shefi i Operativës, Fatmir Balaj fillimisht thekson se nga kjo ditë edhe fillon zyrtarisht sezona e festave dhe nga ky njësit kërkohet që të rritet masa e sigurisë nëpër pikat ku ata asistojnë në kuadër të drejtorive rajonale.

Tutje Balaj vazhdon me ndarjen e ekipeve për orarin nga ora 16:00 deri në ora 24:00 në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë, Pejë dhe Gjakovë, dhe e diskuton ndarjen e veturave dhe pajisjeve të cilat duhet marrë me vete si p.sh: armët e gjata, pajisjet taktike, pajisjet për hyrje.

Pas mbajtjes së mbledhjes bëhen gati të gjitha ekipet për nisje nëpër lokacionet e  caktuara të kontrollit, fillimisht duke fut në veturë mjetet e punës, pastaj e gjithë njësia së bashku dalin nga kampi për t’u akomoduar nëpër veturat përkatëse dhe kështu edhe bëhet nisja e tyre./arbresh.info

Prodhim i arbresh.info në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Gazetare: Arditë Shkodra

Kamerë: Safet Hyseni

Dhjetor 2019

Mitrovicë

 Pejë

Rr. Papa Klementi 25

Pejë rruga e UQK-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme