Ahmeti: Sot u zyrtarizua “vdekja” e koalicioinit LVV-LDK

21:41 | 26 Dhjetor 2019
L G

Analisti politik, Arben Ahmeti ka thënë se më nuk ka shpresë për koalicion Vetëvendosje-LDK.

Ahmeti, në ka thënë se sot është zyrtarizuar “vdekja” e mundësisë që VV e LDK të shkojnë bashkë në koalicion.

“Nuk besoj se pas ditës së sotme do të ketë ndonjë formulë e cila e mundëson ndarjen 50/50. Ndarja tash mund të ishte nëse LDK merr presidentin dhe shtatë ministri e VV të mbetet me tri ministri, përcjell Telegrafi. Ahmeti ka thënë se veprimi i sotshëm i Vetëvendosjes ishte taktik dhe ka qëllim të dërgon vendin në zgjedhje.

Ai ka thënë se Kurti nga sot e ka realizuar skenarin e tij.

“Edhe nëse formon qeverinë e minorancës dhe pas disa muajsh ja rrëzojnë qeverinë ai do të ketë alibinë se “unë fillova ta ç’kap shtetin e këta më penguan””.

Ahmeti thotë se pothuajse të gjitha subjektet nuk kanë frikë shkuarjen në zgjedhje e sipas tij secila për kalkulime të ndryshme.

“Vetëvendosje mendon se qëndron më mirë në sondazhe se që ishte në zgjedhjet e 6 tetorit. PDK po ashtu shpreson se është më mirë se që ishte në zgjedhje. Edhe LDK shpreson se derisa humbi për pak, kësaj herë ajo “pak” mund të bëhet “tamam” dhe t’i fitojë zgjedhjet”, tha mes tjerash Ahmeti./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme