Të gjithë jemi kuriozë që të dimë se si do t’i kemi punët me financa gjatë vitit 2020.
Portal arbresh.info sjell për ju të gjitha detajet, nëse duhet apo nuk duhet të shpenzoni, nëse do të fitoni apo jo…
GAFORRJA
Në vitin 2020 do të përballeni me një biznes shumë serioz dhe për këtë arsye do të jeni të kërkuar. Nga ju do të priten angazhime dhe përgjegjësi të mëdha në anën e biznesit. Në njëren anë do të përballeni me presion, por në anën tjetër do të jeni jashtëzakonisht të motivuar sepse do të kuptoni që këto lloj mundësish nuk ndodhin shpesh në jetën tuaj. Ngjarjet më të mëdha financiare do të ndodhin në pjesën e dytë të vitit, por për këtë edhe presioni do të t’ju shpaguhet. Mos vendosni shpejt, kur është fjala për financa. Duhet të bëni kujdes gjatë muajit maj dhe qershor, pasi në këtë periudhë do të keni më shumë shpenzime dhe nuk do të mund të investoni.
LUANI
Vitit 2020 është një nga vitet më të forta për ju. Kjo nuk do të thotë që do të jetë vit i lehtë, por kjo është një periudhë në të cilën do t’ju kërkohet që të jeni përgjegjës dhe do t’ju kërkohet angazhim. Do të jetë viti i mundësive për ndryshime të mëdha. Shumë prej jush do të ndryshoni punë dhe do të filloni një biznes privat. Më e rëndësishmja është pjesa e dytë e vitit, e cila do të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe kërkuese në të njejtën kohë, por gjithashtu do të jetë bazë e fillimit të biznesit tuaj. Në vitin 2020 do të fitoni mirë, por duhet të mbani sytë hapur dhe të kurseni para. Fitimet nga punët tjera part time janë të mundshme.
VIRGJËRESHA
Gjysma e parë e vitit nuk do të sjellë ndryshime të mëdha në segmentin e biznesit. Do të keni shumë ide, shumë ide të reja dhe përkushtim kur bëhet fjalë për punën, megjithatë nuk do të shikoni ndonjë rezultat konkret. Ekzistojnë indikacione për disa përparime të vogla gjatë periudhës mars dhe maj, por nuk do të thotë që kjo do të përmbushë pritjet tuaja. Mos u shqetësoni, sepse në muajin korrik do të hyni në një periudhë ndryshimesh të mëdha financiare. Situatat do të përshpejtohen shumë, dhe përparime dhe përmirësime të mëdha mund të bëhen që nga shtatori. Është e mundur që në vitin 2020 të ndërroni vend për shkak të punës. Financiarisht ju pret një vit mjaft i qëndrueshëm dhe paqësor. Blerja e pasurive të patundshme është e mundur gjatë vitit 2020./arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...